Ndërprerje 24-orëshe e ujit në Obiliq, KRU Prishtina sqaron arsyet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë në disa zona si Fushë Kosovë, Prishtinë, Obiliq dhe Drenas ka qenë për shkak të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, të shkaktuara nga punimet teknike.

Përmes një komunikate, KRU Prishtina sqaroi se aktualisht impianti i përpunimit në Shkabaj ka rifilluar trajtimin e ujit me kapacitet të plotë, duke e drejtuar situatën drejt stabilizimit. Ndërprerjet e furnizimit i kanë lënë banorët e Obiliqit pa ujë për rreth 24 orë, por kompania siguron se po punohet për normalizimin e plotë të gjendjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *