Ndërprerje e energjisë elektrike në Mitrovicë për 6 orë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të hënën, më 1 dhjetor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.

Si pasojë, në disa zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në Mitrovicë, punimet do të kryhen nga pala e tretë.

Konkretisht, nga NS 110/10 [kV] Mitrovica 2, do të ndërpritet dalja 10 [kV] J02 Fidanishtja (kodi: 70000003). Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Do të preken pjesë të rrugëve si Afrim Hajrizi, Artim Jashari, Ali Pashë Gucia, Aziz Zhilivoda, dhe të tjera. Këto ndërprerje janë të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të pëlqimit elektro-energjetik dhe sipas projektit të miratuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *