Sot, rreth orës 11:50, Qendra Klinike Universitare e Kosovës u përball me një ndërprerje të papritur të furnizimit me energji elektrike.
Sipas informacioneve të ofruara nga KEDS, problemi ka ndodhur jashtë hapësirave të QKUK-së. Pas ndërprerjes, gjeneratorët në klinikat më të ndjeshme u aktivizuan automatikisht, duke siguruar që shërbimet të vazhdonin normalisht pa ndërprerje.
Aktualisht, situata është nën kontroll dhe të gjitha shërbimet esenciale vazhdojnë të ofrohen pa pengesa. Megjithatë, është vënë re se sistemi elektronik në ambulancat specialistike nuk po funksionon për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
QKUK ka theksuar se po punon për të zgjidhur situatën dhe për të rikthyer funksionimin normal të të gjitha shërbimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply