Ndërprerje e furnizimit me ujë në Mitrovicë për shkak të kanalit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë ulje të nivelit të ujit në kanalin kryesor Ibër-Lepenc, gjë që do të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm.

Për shkak të kësaj, mund të ketë ndërprerje të ujit në disa zona. Sipas njoftimit të bërë nga KRU “Mitrovica”, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të funksionojnë me kapacitet të ulët prodhimi, çka mund të çojë në mungesë të ujit, sidomos në zonat më të larta të qytetit dhe fshatrat përreth.

Ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën, duke ndërmarrë masa për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të stabilizohet niveli i ujit në kanalin Ibër-Lepenc.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *