Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka bërë të ditur se punimet që do të zhvillohen të mërkurën në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana” do të sjellin ndërprerje të furnizimit me ujë deri në përfundimin e riparimeve.
Kjo situatë do të prekë jo vetëm rrugën “Tirana”, por edhe rrugët “Vicianum” dhe “Bashkim Fehmiu”, si dhe një pjesë të lagjes Kalabria. Kompania u bën thirrje banorëve të prekur që të marrin masat e nevojshme për të përballuar mungesën e përkohshme të ujit.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të kompanisë.

Leave a Reply