Ndërprerje të planifikuara të energjisë në disa zona

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka lajmëruar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, të cilat do të realizohen si pjesë e punimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e sistemit energjetik.

Këto ndërprerje do të prekin disa rajone të Kosovës. Në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 16:00, pritet që në disa zona të ketë ndërprerje për shkak të projekteve investive që përfshijnë demontimin e rrjetit të vjetër dhe rritjen e kapacitetit të transformatorëve.

Po ashtu, në Fushë Kosovë, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të bëhet montimi i konzolave dhe përçuesve të rinj. Në rajonin e Prizrenit, nga ora 10:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje për shkak të zëvendësimit të shtyllave të dëmtuara.

Ndërsa në Gjakovë, gjatë tërë ditës, do të kryhen punime që përfshijnë pastrimin e terrenit nga përçuesit dhe shtyllat ekzistuese. KEDS bën thirrje për mirëkuptim nga konsumatorët, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës energjetike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *