Transporti publik në Prishtinë është pezulluar që nga sot për shkak të vështirësive financiare të shkaktuara nga bllokimi i fondeve buxhetore.
Ky problem ka ndikuar gjithashtu në disa linja private, të cilat gjithashtu kanë ndërprerë shërbimet. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur shqetësimin e tij, duke deklaruar se qytetarët janë në rrezik më të madh se kurrë më parë.
Ai theksoi se për më shumë se një vit, fondet e nevojshme për kryeqytetin janë bllokuar për arsye politike. Për këtë arsye, është dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati dhe janë kontaktuar autoritete të larta si kryeministri dhe presidentja.
Ndërkohë, situata ka shkaktuar përplasje mes liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ministrit Murati. Abdixhiku vuri në dukje se zgjedhjet lokale përcollën një mesazh të qartë ndaj partisë në pushtet, ndërsa Murati fajësoi ish-opozitën për mosvotimin e buxhetit, duke thënë se kjo ishte bërë në kurriz të qytetarëve.

Leave a Reply