Ndërtime pa leje në qeverisjen e Bedri Hamzës gjatë tranzicionit

Procesi i tranzicionit të pushtetit në Komunën e Mitrovicës po shoqërohet me polemika rreth legalizimit të ndërtimit pa leje nga kompania “Medi Premium”.

Kryetari në largim, Bedri Hamza, përmes Drejtorisë së Urbanizmit, po përgatitet të miratojë lejen për një mbindërtim që bie ndesh me kushtet e mëparshme të ndërtimit. Sipas burimeve të Veriu.info, ky do të jetë rasti i parë ku një veprim i tillë legalizimi do të ndodhë gjatë mandatit të Hamzës.

Kompania “Medi Premium” ishte ndëshkuar më parë nga inspektorët e Komunës për ndërtim pa leje në qendër të qytetit. Në qershor, punimet u ndërprenë dhe u kërkua legalizimi brenda 30 ditëve, por rrënimi nuk u realizua.

Në korrik, Veriu.info zbuloi ndërtimin e një tjetër “Penthouse” pa leje, ndërsa komuna nuk ndërmori hapa për rrënim. Veriu.info ka bërë denoncim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ndërsa kërkesa për dokumente publike është bërë për të siguruar transparencë.

Prokuroria po heton shkeljet e mundshme ligjore nga ana e qeverisjes lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *