Ndeshja e Zvicrës ndërpritet pas ndërprerjes së energjisë

Gjatë stërvitjes së Kombëtares së Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndodhi një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike.

Ngjarja u regjistrua në një video të publikuar në faqen zyrtare të ekipit zviceran, ku shfaqen lojtarët duke qeshur, teksa dritat e stadiumit shuhen papritur. Në mbishkrimin e videos, stafi i Kombëtares së Zvicrës bëri shaka duke shkruar: “Ups… fiken dritat…”, duke e marrë situatën me humor.

Ky incident ndodhi gjatë përgatitjeve të ekipit për ndeshjen me Kosovën, e planifikuar për ditën e nesërme. Ky incident i vogël nuk duket se ka prishur atmosferën e mirë mes lojtarëve, të cilët reaguan me të qeshura ndaj situatës së papritur.

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për një ndeshje miqësore me ekipin e Kosovës, që do të zhvillohet në po të njëjtin stadium.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *