Pavarësisht deklaratave të mëparshme se Jurgen Klopp nuk është i interesuar për të drejtuar Real Madridin, informacione të reja kanë ndezur sërish spekulimet.
Sipas burimeve nga The Touchline, një faqe e njohur futbolli në Angli, tashmë kanë nisur negociatat mes Klopp dhe klubit spanjoll. Një aspekt kyç është kërkesa e Klopp-it për kontroll të plotë mbi ekipin e parë, përfshirë politikën e transferimeve dhe vendimmarrjen sportive, një kërkesë që do të ndryshonte traditën e Real Madridit.
Nëse gjermani do të marrë drejtimin, disa lojtarë si Dani Carvajal dhe Ferland Mendy mund të largohen. Kjo situatë paraqet një zhvillim të papritur, pasi Klopp është aktualisht në Red Bull si drejtues i operacioneve globale të futbollit dhe ka mohuar më parë interesin për Real Madridin.
Vetëm kohët e fundit, ai ka dërguar mesazhe duke refuzuar çdo përfshirje në planifikimin sportiv të klubit madrilen.

Leave a Reply