Nëna Mihrije Daçaj, e cila humbi djemtë binjakë gjatë luftës në Kosovë në Prizren, ka kërkuar që Millosh Pleskoviqi të dënohet përjetësisht.
Kërkesa e saj u paraqit në seancën e Gjykatës së Apelit, ku u shqyrtua ankesa ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Pleskoviqi akuzohet për krime lufte në rajonin e Prizrenit.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës Blend Gjini gjithashtu kërkoi dënim maksimal, duke theksuar se ankesa e avokates mbrojtëse është e pabazë. Ai argumentoi se, duke marrë parasysh vrasjet e civilëve shqiptarë dhe përjetimet e riprodhuara gjatë seancës, dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë është i pamjaftueshëm.
Gjini theksoi se, sipas ligjit, këto vepra penale mund të dënohen deri në 20 vjet burgim dhe kërkoi që dënimi të jetë më i ashpër, duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit që të refuzojë kërkesën e avokates mbrojtëse.

Leave a Reply