Nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës, ka folur për Euronews Albania këtë të premte.
Floresha Janaqi, në një intervistë me gazetarin Xhensil Shkëmbi nga Korça, tregoi për ngjarjen tragjike. Ajo shpjegoi se e mori vesh lajmin nga nusja e djalit, e cila i tha se Andoni kishte vrarë veten dhe më pas Anjezën.
Floresha rrëfeu se çifti kishte shpesh konflikte, megjithatë Andoni e dashuronte shumë partneren e tij. Ai kishte rreth katër vite që jetonte në Francë dhe nuk kishte probleme ekonomike.
Nëna e Andonit kërkon ndihmën e autoriteteve shqiptare për kthimin e trupit të tij në Shqipëri, duke shprehur keqardhje për familjen e vajzës. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite, kur një banor i lagjes ‘Europe’ lajmëroi policinë për të shtëna armësh në adresën 101 Rue Général-Paulet.
Policia gjeti trupat e çiftit dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Leave a Reply