Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se trupat nga Turqia dhe Katari nuk do të futen në Gaza dhe rindërtimi i kësaj zone nuk do të realizohet pa u bërë më parë demilitarizimi.
Ai shpjegoi se ky është një aspekt i rëndësishëm i fazës së dytë të planit të presidentit Donald Trump për Gazën, duke theksuar qëllimin për të përmbushur interesat politike dhe të sigurisë të Izraelit. Netanyahu nënvizoi dy objektiva kryesore: çmontimin e armëve të Hamasit dhe heqjen e armatimit dhe tuneleve nga Gaza.
Ai theksoi se këto veprime do të ndodhin, pavarësisht nëse realizohen me vështirësi apo lehtësi. Kryeministri përgënjeshtroi spekulimet për praninë e trupave turke dhe nga Katari në Gaza dhe mohoi mundësinë e themelimit të një shteti palestinez në këtë zonë.
Ai vuri në dukje se ka qenë ai dhe qeveritë e tij që kanë penguar vazhdimisht krijimin e një shteti të tillë. Netanyahu siguroi se Izraeli do të vazhdojë të mbajë kontrollin e sigurisë nga Lumi Jordan deri në det, përfshirë Rripin e Gazës.

Leave a Reply