Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vizituar Mar-a-Lago, ku është pritur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Në këtë takim janë përfshirë edhe delegacione nga të dy vendet, të cilat pritet të zhvillojnë diskutime të rëndësishme. Në një deklaratë për gazetarët, Trump theksoi se rindërtimi i Gazës është një nga çështjet kryesore në agjendën e tyre.
Ai gjithashtu paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë indiferente nëse Irani ndërmerr hapa drejt armatimit. Trump u shpreh se ka dëgjuar për përpjekjet e Iranit për t’u forcuar dhe se SHBA do të marrë masa të ashpra nëse kjo ndodh.
Megjithatë, ai shpreson që Irani të shprehë vullnet për një marrëveshje, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje më të mençur. Nga ana tjetër, Netanyahu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Trump, duke theksuar se Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik si Presidenti Trump.

Leave a Reply