Nevenka Tromp, ish-hetuesja e Hagës, mbështet Artan Behramin

Nevenka Tromp, ish-hulumtuese në Tribunalin e Hagës dhe profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i renditur me numrin 75 në listën zgjedhore të partisë.

Tromp, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj proceseve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, e ka përshkruar Behramin si një ndërtues urash që ka punuar për të lidhur nivelet lokale me ato kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një video-mesazh mbështetës, Tromp ka vlerësuar angazhimin e Behramit në luftën kundër padrejtësive në Gjykatën Speciale.

Ajo ka theksuar se përpjekjet e tij synojnë shpalljen e pafajësisë për krerët e UÇK-së dhe heqjen e çdo njolle historike nga lufta çlirimtare e Kosovës. Për Tromp, motivimi i Behramit nuk lidhet vetëm me besnikërinë ndaj ish-kolegëve të PDK-së, por edhe me përpjekjen për të ndihmuar Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur evropiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *