Newcastle United ka arritur një fitore të thellë me rezultat 0-4 kundër Royale Union në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e 17-të, Wotemade e nisi serinë e golave për skuadrën angleze. Gordon, me një penallti dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, e dyfishoi avantazhin.
Në minutën e 64-të, Gordon shënoi sërish nga pika e bardhë, duke e çuar rezultatin në 0-3. Dhjetë minuta para përfundimit, Harvey Barnes vulosi fitoren me një gol tjetër.
Pas kësaj fitoreje, Newcastle ka grumbulluar tre pikë dhe renditet i teti në tabelë, ndërsa skuadra belge, gjithashtu me tri pikë, ndodhet në vendin e 18-të. Në ndeshjen e radhës, Newcastle do të presë Benfican në shtëpi, ndërsa Royale Union do të përballet me Interin.

Leave a Reply