Nga avionët luftarakë te nafta ruse: Çfarë diskutuan Trump dhe Erdogan në Zyrën Ovale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutuan mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe bilaterale.

Gjatë konferencës për shtyp në Zyrën Ovale, Trump shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Turqinë dhe përsëriti pretendimet e tij mbi manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA, duke nënvizuar se Erdogan është i njohur me këto situata.

Në lidhje me çështjen e naftës ruse, Trump shprehu dëshirën që Turqia, si anëtare e NATO-s, të ndalojë blerjen e saj, ndërkohë që konflikti në Ukrainë vazhdon. Erdogan u shpreh se do të diskutojnë për blerjen e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16 nga SHBA, ide të cilën Trump e mbështeti.

Sa i përket sanksioneve amerikane ndaj Turqisë, Trump deklaroi se është i gatshëm t’i heqë ato “pothuajse menjëherë” pas një takimi të suksesshëm. Në kontekstin e situatës në Gazë, Trump theksoi optimizmin për arritjen e një marrëveshjeje, pas konsultimeve me liderët e Lindjes së Mesme në OKB.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *