Nga QKUK flasin për gjendjen e të plagosurit në Pejë, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” në Pejë, i cili u plagos sot, do të kryejë një operacion kirugjik në ditët në vijim.

Doktoresha Dafina Basholli ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e operacionit në Klinikën Ortopedike. Buquku, i cili në të kaluarën është përballur me akuza për rrahje dhe kanosje, po merr trajtimin e duhur mjekësor për të siguruar rikuperimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *