Policia e Kosovës ka njoftuar për disa incidente të rëndësishme në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku përfshihen vjedhje, posedim armësh pa leje, dhunë në familje dhe një aksident fatal trafiku.
Në Drenas, një aksident mes dy automjeteve ka çuar në vdekjen e një burri, ndërsa katër të tjerë janë plagosur. Një i dyshuar i mitur është arrestuar dhe trupi i viktimës është dërguar për autopsi.
Në Obiliq, dy individë janë arrestuar për vjedhje të rëndë, pasi kanë hyrë në një lokal dhe kanë vjedhur 200 euro. Po ashtu, në Prishtinë, Obiliq dhe Vushtrri, disa persona janë kapur me armë të paligjshme, ku janë sekuestruar armë dhe municione.
Pesë të mitur janë arrestuar në Gllogoc për pjesëmarrje në një rrahje, ku dy të mitur të tjerë kanë marrë kujdes mjekësor. Në Prizren janë gjetur dy persona të vdekur në rrethana të paqarta, ndërsa në Vushtrri një femër dyshohet të ketë humbur jetën nga një zjarr.
Në Pejë dhe Viti janë arrestuar individë për përfshirje në drogë. Hetimet për këto raste po vazhdojnë.

Leave a Reply