Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë miratimin për certifikimin e Nismës Socialdemokrate për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Të gjithë anëtarët e komisionit kanë votuar në favor të kësaj vendimi. Nga drejtoria e KQZ-së u theksua se Nisma Socialdemokrate ka përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme për certifikim.
Subjekti ka dorëzuar gjithashtu listën e nënshkrimeve, e cila mungonte në mbledhjen e mëparshme, duke plotësuar kështu të gjitha dokumentet e kërkuara.

Leave a Reply