Një kuti votimi nga diaspora mbetet për t’u numëruar në Prishtinë

Procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet në Prishtinë po shkon drejt përfundimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka mbetur vetëm një kuti e pa numëruar nga votat e ardhura me postë. Sipas përditësimit të fundit, Përparim Rama, kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Prishtinës, kryeson me 476 vota nga diaspora, që përfaqësojnë 54.90 për qind.

Kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeko, ka marrë 240 vota, apo 27.68 për qind, ndërsa Uran Ismaili i PDK-së ka siguruar 103 vota, që përbëjnë 11.88 për qind. Në total, kur janë numëruar 99.63 për qind e votave, Rama ka grumbulluar 35,430 vota, Çeko 34,856 vota dhe Ismaili 29,071 vota.

Numërimi i plotë pritet të përfundojë së shpejti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *