Një nga vëllezërit e vrarë në Gullbovc identifikohet, i dyshuari largoi

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot komunitetin e fshatit Gullbovc të Malishevës, ku dy vëllezër humbën jetën.

Dyshohet se dhëndri i tyre, A.I, me origjinë nga fshati Sankoc i Drenasit, është autori i këtij krimi të rëndë. Pas incidentit, ai është larguar nga vendngjarja dhe autoritetet policore janë ende në kërkim të tij.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit nga fshati Gullbovc, ndërsa njëri prej tyre është Naim Morina. Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin vendas, ndërsa policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj vrasjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *