Njësitë Speciale përfundojnë trajnimin për aftësi të avancuara

Njësitë Speciale Operative të Policisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses një trajnim të rëndësishëm mbi “Aftësitë e veçanta policore operative”.

Ky trajnim, i mundësuar nga OSBE dhe i drejtuar nga një konsulent ndërkombëtar, ka çuar në certifikimin e 24 pjesëtarëve të këtyre njësive. Sipas një njoftimi nga Policia, aktiviteti ka për qëllim rritjen e aftësive profesionale dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale të njësive, duke fuqizuar standardet dhe kapacitetet e tyre për të përballuar operacione specifike policore.

Trajnimi u zhvillua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të OSBE-së, e cila është një partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve specialistike të Policisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *