Njoftim: Ndërprerje e ujit në disa zona të Mitrovicës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka informuar publikun për ndërhyrjet që po bëhen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona.

Punimet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit po zhvillohen në rrugët si “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtarë”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, dhe “Sitnica”, si dhe në lagjen “2 Korriku”. Ndërkaq, ndërhyrje në sistemin e kanalizimit po bëhen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.

Banorët e këtyre zonave duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e ndërprerjeve të ujit gjatë kohës së kryerjes së punimeve. Ky njoftim synon të sigurojë që komuniteti të jetë i informuar dhe i përgatitur për këto ndërprerje të mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *