Njoftim zyrtar nga Trafiku Urban për rifillimin e punës nesër

Kompania Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga nesër do të rinisë ofrimi i shërbimeve të transportit publik, pas një ndërprerjeje të përkohshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania ka sqaruar se pezullimi i shërbimit ishte i pashmangshëm për shkak të problemeve financiare. Njoftimi vjen pasi Ministria e Financave ka nisur të alokojë fondet e nevojshme dhe Komuna e Prishtinës ka kryer pagesat e faturave të prapambetura.

Trafiku Urban ka konfirmuar se shërbimi do të rifillojë më 3 dhjetor 2025. Në të njëjtën kohë, kompania ka shprehur keqardhjen për shqetësimet që kanë përjetuar qytetarët gjatë periudhës së ndërprerjes dhe ka falënderuar ata për mirëkuptimin e treguar në këto ditë sfiduese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *