Një operator kryesor norvegjez i transportit publik, Ruter, ka vendosur të forcojë masat e sigurisë për të parandaluar sulmet kibernetike, pasi zbuloi se autobusët e rinj elektrikë të prodhuar nga kompania kineze Yutong Group mund të fikeshin nga distanca.
Këto testime zbuluan se prodhuesi kishte qasje në sistemet e kontrollit për përditësime dhe diagnostikime softuerike, duke ngritur shqetësime për sigurinë. Ruter, që mbulon gjysmën e transportit publik në Norvegji, përfshirë Oslon dhe rajonin lindor të Akershus, theksoi se qasja dixhitale e drejtpërdrejtë mund të shfrytëzohet për të ndikuar në autobusë.
Ndërkohë, kompania kineze deklaroi se i respekton ligjet dhe rregullat e vendeve ku vepron dhe se të dhënat e autobusëve ruhen në Gjermani. Në Danimarkë, Movia po shqyrton masat për të mbrojtur autobusët e saj nga rreziqet e sigurisë kibernetike dhe spiunazhit, për të shmangur keqpërdorimin e të dhënave dhe çaktivizimin e mundshëm të automjeteve.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur shumë vende po marrin masa për të mbrojtur të dhënat e konsumatorëve dhe operacionet në distancë.

Leave a Reply