Numërimi i votave përfundon në 36 komuna, vijon në Prishtinë e Prizren

Deri të shtunën në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e verifikimit të rezultateve në 36 komuna të Kosovës.

Ndër këto komuna, përmenden Hani i Elezit, Juniku, Mamusha, Zveçani, dhe Mitrovica e Veriut. Procesi u mbyll edhe në Gjilan dhe Malishevë, ndërkohë që Prishtina dhe Prizreni ende janë në pritje të përfundimit të numërimit të votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se janë verifikuar rezultatet për 2,499 vendvotime lidhur me zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe subjektet politike. Ndërkohë, janë numëruar edhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale nga 2,500 vendvotime të tjera.

Deri tani, nga gjithsej 5,142 kuti votimi, janë procesuar 4,999. Procesi i numërimit të votave të diasporës, të cilat mbërritën përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor, është ende në vijim.

Numërimi i votave të diasporës ka nisur të shtunën në orën 14:00 dhe do të vazhdojë deri të hënën. Në ditën e parë janë numëruar 32 kuti për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe 23 kuti për zgjedhjet e Kuvendeve Komunale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *