Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e numërimit në Mitrovicë, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, kryeson me një përqindje prej 49.71% të votave, bazuar në numërimin e 78.1% të kutive.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, me 46.12%, ndërsa Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 3.41% të votave. Në garën për Kuvendin Komunal, PDK-ja po ashtu është në krye me 41.22% nga 74.29% e kutive të numëruara.
Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e dytë me 22.56%, ndërsa LDK-ja ka siguruar 12.16% të ulëseve. Lista Guxo renditet e katërta me një përqindje të ngushtë prej 11.84%.
Këto rezultate tregojnë një përparësi të qartë të PDK-së në Mitrovicë si në zgjedhjet për kryetar ashtu edhe për asamblenë komunale.

Leave a Reply