Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të dërguara me postë.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur për Reporteri.net se deri në orën 16:00 të dielën janë numëruar 41 nga 92 kutitë e votimit, të cilat përmbajnë fletëvotimet e ardhura në Kosovë. Votat e numëruara deri më tani përfshijnë komuna si Deçani, Gjakova, Gllogoci, Gjilani dhe të tjera, me një shpërndarje specifike të numrit të votave për çdo komunë.
Gjithashtu, Elezi njoftoi se javën e ardhshme do të fillojë numërimi i votave me kusht si dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave të para, mbi 9,900 votues janë regjistruar për të votuar me kusht në 38 komuna, ndërsa programi për votimin e personave me nevoja të veçanta përfshin 2,860 votues të regjistruar.

Leave a Reply