Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për përditësimin e fundit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë mëngjesin e sotëm.
Deri më tani, procesi i numërimit ka përfunduar në 9 qendra të numërimit, ndërsa vazhdon në 29 të tjera. Me numërimin e afërsisht 69% të kutive të votimit, disa kandidatë për deputetë kanë siguruar pozitat në listat e më të votuarve.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati për kryeministër, kryeson me 240,263 vota. Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza prin me 109,795 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë 53,314 vota, ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kryeson me 27,779 vota. Sipas rezultateve paraprake të KQZ të publikuara më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 49.34% të votave, ndjekur nga PDK me 20.98%, LDK me 13.57% dhe AAK me 5.66%.
Rezultatet përfundimtare do të publikohen pas numërimit të votave të mbetura.

Leave a Reply