Numërohen mbi 60% e votave me postë, ja rezultatet e deritanishme

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është në krye të votimit me postë.

Ajo ka arritur të marrë 72.55% të votave, që përkthehet në 11,786 vota, bazuar në 61% të fletëve të numëruara deri tani. Në pozitën e dytë qëndron Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.84% të votave, ose 1,761 vota të numëruara.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 8.00% të votave, që janë 1,299 vota në total. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka grumbulluar 5.30%, duke fituar 861 vota.

Deri në këtë moment, 57 nga 92 kutitë e votimit me postë janë numëruar, që përbën 61.96% të fletëve të votimit me postë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *