Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë ka pësuar një ulje të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Gjatë vitit akademik 2020/2021, totali i nxënësve të regjistruar në këto institucione arsimore ishte 229,664. Kjo shifër ka vijuar të bjerë me kalimin e viteve.
Në vitin 2021/2022, numri i nxënësve u zvogëlua në 224,429, ndërsa në vitin pasues 2022/2023, ai arriti në 220,578. Reduktimi i fundit është vënë re në vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve të regjistruar ka qenë 215,431.
Këto të dhëna tregojnë një trend të qartë në rënie, duke ngritur shqetësime për sistemin arsimor në vend.

Leave a Reply