Sot, qytetarët e Kosovës janë duke votuar për të zgjedhur udhëheqësit e rinj të pushtetit lokal, përfshirë kryetarët e komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
Numri total i votuesve, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, arrin në 2 milionë e 69 mijë e 98 persona. Në Prishtinë, 224 mijë e 53 qytetarë janë të regjistruar për të votuar.
Ndërkohë, në Prizren, këtë të drejtë e kanë 191 mijë e 752 persona. Në Pejë, numri i votuesve është 122 mijë e 99.
Në Ferizaj, 125 mijë e 865 qytetarë do të vendosin për drejtuesit e ardhshëm të komunës për katër vitet e ardhshme, ndërsa në Gjakovë, numri i votuesve është 124 mijë e 909. Ndërkohë, në Mitrovicën e Jugut ka 86 mijë e 883 qytetarë me të drejtë vote, dhe në Mitrovicën e Veriut janë 17 mijë e 667 votues.
Në total, për pushtetin lokal do të vendosin 109 mijë e 920 qytetarë.

Leave a Reply