Një incident i dhunshëm ka ndodhur gjatë zbatimit të procedurave të sigurisë në një repart shëndetësor, ku punonjësit po përpiqeshin të ruanin rendin dhe kontrollin e hyrjeve.
Ky veprim ka rrezikuar ndjeshëm sigurinë dhe dinjitetin profesional të stafit mjekësor. Oda e profesionistëve shëndetësorë ka shprehur shqetësim të thellë për rikthimin e sulmeve të tilla ndaj stafit të institucioneve publike shëndetësore.
Në një deklaratë të saj, theksohet se këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe të drejtave themelore të punëtorëve. Oda ka bërë thirrje për trajtim të menjëhershëm të rastit nga autoritetet kompetente dhe kërkon që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.
Gjithashtu, u bëhet apel institucioneve shëndetësore dhe ato të sigurisë që të ndërmarrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e punonjësve në ambientet e tyre të punës.

Leave a Reply