Olta Gixhari, e njohur për rolin e saj si opinioniste në “BBVK”, së fundmi ka hapur një pyetësor në Instastory, duke ftuar ndjekësit e saj të bëjnë pyetje.
Një nga temat e diskutuara ishte Kosova, për të cilën ajo dha vlerësime shumë pozitive. Ajo shprehu se është e impresionuar nga mikpritja e jashtëzakonshme dhe edukata e njerëzve atje.
Gixhari theksoi se ka fatin të bashkëpunojë me një staf jo vetëm të kualifikuar, por edhe shumë të njerëzishëm. “Në Kosovë ndihem si në shtëpinë time,” shtoi ajo në mesazhin e saj.
Për dy vite, Gixhari ka qenë pjesë integrale e “BBVK”, duke sjellë opinionet e saj për publikun.

Leave a Reply