OpenAI zhvillon pajisjen që synon të zëvendësojë smartphone-t

OpenAI po përgatitet të prezantojë një pajisje të re teknologjike, e cila do të jetë e vogël dhe e mbajtshme në xhep.

Kjo pajisje, pa ekran, do të përdorë kamera dhe mikrofon për të kuptuar ambientin dhe do të veprojë vetëm kur është e nevojshme, duke ofruar një përvojë më të qetë sesa telefonat inteligjentë aktualë. Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, e përshkruan këtë ndryshim si kalimi nga një ambient i zhurmshëm si Times Square në një hapësirë të qetë pranë një liqeni.

Pajisja do të veprojë si një “super-asistent”, duke ofruar përgjigje shumë më të sakta dhe të personalizuara, falë integrimit të rreth 100 milionë inteligjencave artificiale të specializuara. Në bashkëpunim me Jony Ive, i njohur për dizajnimin e iPhone-it, OpenAI synon të krijojë një pajisje që mund të ngjajë me një iPod Shuffle, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

Pajisja do të funksionojë me modelin më të avancuar të inteligjencës artificiale dhe do të lidhet me telefonin ose kompjuterin, pa i zëvendësuar ato. Lansimi është planifikuar për vitin 2027, duke përkuar me 20-vjetorin e iPhone-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *