Operacion i suksesshëm kundër abuzimit të detyrës zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur përfundimin me sukses të një operacioni të madh kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë. Në një njoftim në Facebook, Sveçla tha se hetimet që çuan në këtë operacion janë zhvilluar për disa muaj, me mbështetje nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë akuzuar për përfshirje në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, veçanërisht në lidhje me procesin e shpronësimit të pronave private. Mes të arrestuarve janë kryetari i Gjykatës së Graçanicës, zyrtarë nga avokatura dhe institucionet tjera, si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë.

Sveçla theksoi se ky grup vepronte si një organizatë kriminale e strukturuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës. Ai vuri në dukje se epoka e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe përgëzoi institucionet për suksesin në luftën kundër krimit të organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *