Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, të bashkëpunojë për zgjedhjen e presidentit të ri përmes një marrëveshjeje politike.
Ai theksoi se një kandidat konsensual për postin e presidentit do të ishte rruga më e mirë për të shmangur zgjedhjet e reja, duke sugjeruar që propozimi për këtë emër të vijë nga partitë opozitare. Prenkaj argumentoi se një figurë e pranueshme për të gjitha palët do të ndihmonte në përfaqësimin e unitetit shtetëror dhe do të shmangte problemet dhe vonesat që janë parë në të kaluarën.
Ai theksoi rëndësinë e tejkalimit të kokëfortësive dhe imponimeve nga partia fituese, duke kërkuar që emri i presidentit të mos jetë një zgjedhje e njëanshme, por një vendim i përbashkët që reflekton interesat e të gjitha partive politike. Këto komente Prenkaj i bëri gjatë një interviste për RTV21.

Leave a Reply