Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka analizuar zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke vënë në dukje se fitorja e Vetëvendosjes nuk u krijua nga diaspora, por kjo e fundit vetëm sa e thelloi atë.
Kryeziu argumenton se Vetëvendosje kryesonte edhe pa votat e jashtme. Ai kritikon ashpër opozitën për qasjen e saj gjatë fushatës, duke theksuar se dështuan në krijimin e strukturave të qëndrueshme dhe në krijimin e një energjie të gjallë elektorale.
Sipas Kryeziut, opozita zgjodhi komoditetin e rrjeteve sociale dhe paraqitjet mediatike në vend të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndërkohë, Albin Kurti ishte në terren, duke komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe figurat e rëndësishme.
Ai thekson se një fushatë pa një vizion të qartë fitoreje mbetet vetëm simbolike, duke mos paraqitur një strategji të vërtetë politike. Në fund, Kryeziu shprehet se humbja e opozitës ishte rezultat i mungesës së strukturave dhe terrenit, jo ndikimit të diasporës.

Leave a Reply