Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur shqetësimin se partitë politike PDK, LDK dhe AAK po planifikojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit përmes një marrëveshjeje koalicioni me Listën Serbe.
Në një postim në Facebook, ai ka nënvizuar se këto subjekte synojnë të formojnë një qeveri të re pas zgjedhjeve lokale. Murati ka akuzuar gjithashtu Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si përkrahëse të ish-opozitës, për bllokimin e Kuvendit për më shumë se një muaj.
Sipas tij, zgjedhjet lokale do të kenë ndikim vendimtar jo vetëm në nivelin komunal, por edhe në formimin dhe drejtimin e ardhshëm të qeverisë së Kosovës. Ai ka paralajmëruar se në rast të ndryshimeve të propozuara, ekziston rreziku që qeveria e ardhshme të presë udhëzimet nga Beogradi përmes Listës Serbe, çka do të dëmtonte interesat e shtetit të Kosovës.

Leave a Reply