Ora ndryshon: akrepat spostohen 1 orë pas në Shqipëri

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, fundjava e fundit e tetorit, akrepat e orës u kthyen një orë prapa, duke shënuar fillimin e periudhës së orës dimërore.

Ky ndryshim ndodh çdo vit dhe do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të marsit. Ora ndryshoi konkretisht të dielën në orën 03:00, duke u spostuar 60 minuta pas, çka na jep mundësinë të shijojmë një orë shtesë gjumë.

Praktika e ndryshimit të orës është vendosur në Evropë që nga viti 1981, me qëllim të zgjatjes së ditës dhe rritjes së produktivitetit. Në Evropën Perëndimore, kjo masë u miratua në fillim të viteve ’70-të, për të përmirësuar efikasitetin e ditës së punës dhe aftësinë e njerëzve.

Ky ndryshim është bërë pjesë e ligjit evropian, dhe synon të sjellë përfitime në jetën e përditshme dhe në ekonominë e rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *