Fundjava e fundit e tetorit shënon ndryshimin sezonal të orës, ku akrepat lëvizin një orë prapa.
Këtë të diel, në orën 03:00, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke ofruar mundësinë për të fjetur një orë më shumë. Ndryshimi i orës, i cili do të zgjasë deri në fund të marsit, u bë një praktikë ligjore në Evropë që nga viti 1981.
Në Evropën Perëndimore, ky ndryshim filloi në vitet ’70, me qëllim rritjen e kohës së disponueshme gjatë ditës, çka mendohej se do të përmirësonte produktivitetin dhe efikasitetin e punës. Kjo praktikë është një traditë që përsëritet çdo vit, duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.

Leave a Reply