Sipas një hulumtimi të publikuar nga Buletini Ekonomik, gjatë vitit 2024, pjesa më e madhe e energjisë elektrike të importuar në Kosovë dyshohet se ka origjinën nga entiteti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.
Kompania EFT, nën pronësinë e Vuk Hamoviqit, nuk ka shitur drejtpërdrejt energji në Kosovë, por ka përdorur kapacitetet e transmisionit të vendit për të transportuar energjinë në tregje si Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. EFT-ja ka marrë nën kontroll linjat interkonektive si pjesë e një skeme që synonte të bllokonte rrugët tregtare Kosovë-Shqipëri, duke e çuar çmimin për transmetim deri në 800 euro për megavat në orë.
Kompania e Vuk Hamoviqit ka zotëruar të gjitha linjat e transmisionit që lidhin Kosovën me shtetet fqinje, duke përfshirë blerjen e kapaciteteve ndërkufitare në ankande në Podgoricë. Kompania Noa Energy Trade, e drejtuar nga Gentian Sula, ka realizuar shkëmbime të konsiderueshme tregtare me aktorët kryesorë të energjisë në Kosovë, duke përfituar nga situata e krijuar.
Ndërkohë, bursa shqiptare ALPEX mbeti e anashkaluar nga këto transaksione, duke i lejuar EFT-së dhe partnerëve të tjerë të vazhdojnë aktivitetet e tyre në treg.

Leave a Reply