Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, për vonesat në pagesat e mbi 700 punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për shkak të mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Sipas ligjit aktual, ky komision është i vetmi që mund të aprovojë alokimin e fondeve për RTK-në, por mungesa e tij ka çuar në një situatë të vështirë sociale për punëtorët dhe familjet e tyre. Presidentja Osmani ka kërkuar që grupet parlamentare të arrijnë një kompromis për të formuar komisionet e nevojshme, duke përfshirë atë për Buxhet dhe Financa, për të siguruar pagesat dhe stabilitetin financiar të vendit.
Nga ana tjetër, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka falënderuar Presidenten për ndërhyrjen, por thekson se veprimet aktuale nuk ofrojnë një zgjidhje të menjëhershme. Ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë urgjentisht për të zgjidhur situatën financiare të punëtorëve, pasi çdo vonesë e mëtejshme vetëm sa përkeqëson gjendjen e tyre.

Leave a Reply