Osmani: Daci, një figurë e shquar me ndikim të përhershëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë.

Sipas Osmanit, Daci ka kombinuar me sukses dijen shkencore, angazhimin akademik dhe përkushtimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rolin e tij si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore në vend. Në deklaratën e saj, Osmani ka kujtuar edhe kontributin e Dacit gjatë viteve të 90-ta, kur ai punoi me përkushtim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr.

Ibrahim Rugova. Ajo theksoi se me dijen, maturinë dhe vizionin e tij, Daci ka dhënë një kontribut të veçantë në ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës, si dhe në zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës.

Në këto momente të vështira, Osmani shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Daci, miqtë dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe punonin me të. Kujtimi për Nexhat Dacin do të mbetet i përhershëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *