Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, ku u trajtuan çështje të rëndësishme lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në vend.
Presidenca theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar për Kosovën dhe popullin e saj. Gjatë bisedës, Presidentja Osmani theksoi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë tranzicionale.
Një nga temat kryesore ishte mbështetja për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që luan një rol thelbësor në dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë. Në përfundim, Osmani rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë në fushat e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut.

Leave a Reply