Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenca njoftoi se Osmani nënvizoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të drejtë dhe respektimin e standardeve demokratike. Në këtë takim, Presidentja konfirmoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë në fushat e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron për Kosovën dhe qytetarët e saj. Diskutimet përfshinë edhe përgatitjet për të avancuar një iniciativë strategjike ndërmjet dy vendeve, e cila ishte temë e bisedimeve me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në përfundim të konsultimeve me partitë parlamentare, Presidentja Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet e parakohshme.

Leave a Reply