Osmani dhe Radoniqi diskutojnë për zgjedhje transparente

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas informacioneve nga Presidenca, Radoniqi informoi Presidenten Osmani për progresin në përgatitjet zgjedhore dhe për zbatimin e detyrave organizative nga KQZ-ja. Osmani theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të rregullt, të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Ajo gjithashtu nënvizoi angazhimin institucional për të mbështetur çdo masë që garanton integritetin dhe besueshmërinë e këtij procesi zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *