Osmani Diskuton me Ministrin Saudit mbi Investimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me ministrin saudit të Ekonomisë dhe Planifikimit, Faisal bin Fadhil Alibrahim, ku diskutuan për mundësitë e investimeve të reja në kuadër të “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad.

Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka ofruar Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë që kjo platformë ofron për vendin në tërheqjen e investimeve të reja dhe forcimin e lidhjeve me tregjet ndërkombëtare.

Përveç takimit me ministrin saudit, Osmani u takua gjithashtu me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si edhe me Mark Speich, sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, për të diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *