Osmani do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i saj, Bekim Kupina, duke theksuar se ftesa është bërë nga institucionet e BE-së. Samiti do të drejtohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Përfaqësuesit kryesorë të BE-së do të jenë Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pjesëmarrëse do të jetë gjithashtu edhe Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Ky samit konsiderohet një rast i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet strategjike mes Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar përfitimet që këto lidhje sjellin për qytetarët e vendeve përkatëse. Në përfundim, do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, e cila pritet të rikonfirmojë angazhimin për bashkëpunim të ngushtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *